×
  • Sport
  • Sport

    I pazëvendësueshëm: Messi vjen me rekord të ri personal

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 18:49

    Messi i ka dhënë fund vitit 2019 në mënyrën më të mirë, duke shënuar gol në ‘Camp Nou’.


    Ashtu si edhe e nisi, Lionel Messi e përfundoi vitin 2019.

    32-vjeçari shënoi në fitoren 4-1 të Barcelonës kundër Alaves, sfida e fundit për vitin 2019.

    Për Messin, ky ishte goli i 50-të në vitin kalendarik 2019, më shumë se çdo kush tjetër, derisa e arriti këtë shifër për herë të nëntë në 10 vitet e fundit.

    Rekordin historik e mban në vitin kalendarik 2012 ku kishte shënuar 91 gola.

    Gjatë vitit 2019 Messit fitoi La Ligën me Barcelonë dhe shumë çmime individuale; Topin e Artë, Këpucën e Artë, më i miri nga FIFA, më i miri në Spanjë, Golashënuesi më i mirë në Spanje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!