Një javë pasi bëri debutimin e tij me Barcelonën, Ansu Fati ka shënuar golin e tij të parë për katalanasit dhe ai është bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit.
Me golin e realizuat ndaj Osasunës të shtunën ai kryesoi si golashënuesi më i ri me vetëm 16 vjeç dhe 304 ditë, duke kapërcyer Bojan dhe Lionel Messin, të cilët shënuan respektivisht në moshën 17 vjeç dhe 53 ditë dhe 17 vjeç dhe 331 ditë.
Në LaLiga, ai është golashënuesi i tretë më i ri në histori. Vetëm Fabrice Olinga, në 16 vjet dhe 98 ditë, dhe Iker Muniain, në 16 vjeç dhe 289 ditë, kanë shënuar në një moshë më të re se Ansu Fati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.