×
  • Sport
  • Sport

    I rraskapitur, del fotografia e parë e teniserit serb Novak Gjokoviq në Australi

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 11:05

    Teniseri serb, Novak Gjokoviq aktualisht ndodhet në Melburn, të Australisë.

    Kampioni serb nuk do të mund të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në Australi, të nëntin e karrierës, shkruan Reproteri.net.

    Por, shpresat  e Gjokoviq për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open nuk janë shuar tërësisht, pasi apeli i tij kundër dëbimit nga Australia u shty për të hënën.

    Gjokoviq është fotografuar në sportelin e policisë kufitare brenda aeroportit, pasi ka kaluar disa orë në dhomën ku ruhej nga policia.

    Tenisti serb kaloi gati tetë orë në aeroport, më pas u vendos që do të dëbohej, e megjithatë pas apelit u vendos në një hotel në Melburn për të pritur një vendim gjykate, shansin e tij të fundit për të qëndruar në Australi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!