×
  • Sport
  • Sport

    I shënoi një supergol Dortmundit, ky është postimi rrëqethës i Werderit për Rashicën

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 19:31

    Milot Rashica u rikthye në formacionin startues të Werder Bremenit kundër Borussia Dortmundit, të shtunën pasdite.


    Superylli kosovar nuk humbi kohë të lë shenjë në takim, duke realizuar qysh në minutën e tetë për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij.

    Ish-ylli i Vushtrrisë nuk i la asnjë gjasë portierit kundërshtar, duke lansuar një goditje të fuqishme nga brenda zonës për të qëlluar rrjetën.

    E Bremen e ka komentuar në mënyrë brilante golin e Rashicës me anë të një postimi në Twitter.

    “Ne mezi gjetëm kohë ta lavdërojmë atë gol të Rashicës.

    “Por sa i mirë ishte ai gol?”, shkruhet në postimin të cilit i është bashkangjitur edhe një reagim interesant i lojtarit.

    Shikoni më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!