Ndeshja e mbrëmjes së shkuar, midis Zvicrës dhe Serbisë, nuk do të kishte kuptim pa një gol të shënuar nga shqiptarët e “helvetëve” dhe ndodhi pikërisht kështu ku në minutën e 20’, të sfidës Shaqiri zhbllokoi shifrat, duke “gozhduar” topin në portën serbe.
Përveç se shënoi një gol të rëndësishëm përballë një kundërshtari si Serbia, Shaqiri vendosi një rekord të ri personal, duke u kthyer në lojtarin e parë dhe të vetëm Zvicerian, që ka shënuar rradhazi në 6 kompeticione të rëndësishmë futbollistike, 3 Kampionate Evropianë dhe 3 Kupa Bote.
Në “Brazil 2014”, Shaqiri shënoi 3 gola ndaj Hondurasit, në “Rusi 2018” shënonte 1 gol ndaj Serbisë dhe këtë edicion shënoi sërish ndaj Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.