×
  • Sport
  • Sport

    Ia vjedhin nga fugoni 22 biçikleta ekipit italian, çmimi i tyre është marramendës

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 18:57

    Gjatë një operacioni të gjerë antidrogë, ku u vunë në pranga 20 persona, policia rumune arriti të gjejë edhe 22 biçikletat e ekipit italian të çiklizmit, të cilat u vodhën javën e kaluar në Roubaix të Francës, ku u mbajt kampionati botëror i sallës.

    Biçikletat u vodhën teksa ishin në një furgon të parkuar pranë një hoteli ku qëndronte kombëtarja e Italisë.

    Ato kapin një vlerë prej 600 mijë eurosh. “Kemi arritur të shkatërrojnë një organizatë mafioze, e cila grabiste në vendet e BE dhe më pas shiste objektet e vjedhura në vende të ndryshme të Europës.

    Policia arriti të kapte në flagrancë personat të cilët po tentonin të shisnin 22 biçikletat e vjedhura në Francë”, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi policia rumune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!