×
  • Sport
  • Sport

    Ibra pritet të kthehet në stërvitje të hënën

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 19:08

    Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që të nisë stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës në javën e ardhshme.


    Veterani i Rossonerëve është duke vazhduar angazhimin në palestër dhe në pishinë, mirëpo pritet që shumë shpejt t’u bashkëngjitet lojtarëve të tjerë.

    La Gazzetta dello Sport njofton se 39-vjeçari do të kthehet në stërvitje të hënën e ardhshme (9 gusht) kur do të paraqitet në fushën e Milanellos.

    Sipas gazetës, ai fillimisht do të nisë të vrapojë dhe do t’i marrë gjërat një nga një, por shpreson që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri.

    Milani do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, para se ta nisë sfidën zyrtare të sezonit 2021/2022 kundër Sampdoria më 23 gusht.

    Valencia, Real Madridi dhe Panathinaikosi do të jenë kundërshtarët e Rossonerëve në sfidat përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!