×
  • Sport
  • Sport

    Ibra pritet të kthehet te Suedia, mund të luajë ndaj Kosovës në Prishtinë

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 7:14

    Sky Sport Italia konfirmon se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet te kombëtarja e Suedisë dhe një njoftim zyrtar pritet të bëhet gjatë ditës së martë.


    Mediat suedeze kanë raportuar se sulmuesi i Milanit është shprehur i gatshëm të kthehet në përfaqësuese, pesë vite prej se u pensionua.

    Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Anderson, ishte takuar me Ibran në Milano në muajin nëntor të vitit të kaluar.

    “Kur Zlatan u shpreh i hapur për ndeshjet në ekipin kombëtar, ishte e natyrshme dhe e rëndësishëm që të takoheshim dhe të flisnim sa më shpejt që ishte e mundur. Jam i kënaqur që arritëm ta zhvillonim takim aq shpejt”, kishte deklaruar trajneri gjatë këtij muaji lidhur me takim që ka pasur me 39-vjeçarin.

    Sipas Sky Sport Italia, e nesërmja (e martë) është dita kur do të bëhet konfirmimi zyrtar i kthimit të Ibrahimovic te Suedia dhe pritet ta shohim duke luajtur kundër Kosovës (më 28 mars).

    Suedia bën pjesë në Grupin B kualifikues së bashku me Kosovën, Spanjën, Gjeorgjinë dhe Greqinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!