×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic befason me deklaratë: Unë nuk besoj në Zot, besoj në veten

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 14:14

    Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka ditur disa herë të bëj deklarata interesante.

    40 vjeçari së fundmi ka thënë se nuk beson në Zot e as në jetën pas vdekjes, por vetëm në vetvete, transmeton Gazeta Online Reporteri.net

    “Jo, unë besoj vetëm në veten. Kjo është jeta, kur vdes je i vdekur. Nuk e di nëse dua të më bëhet varrimi apo varri, në mënyrë që ata që më duan të mos vuajnë”.

    “Unë jam suedez, por edhe brumë i përzier: Nëna ime është kroate dhe katolike, babai im është boshnjak dhe mysliman”, ka thënë Ibra për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’.

    Kujtojmë që Ibrahimovic vazhdon të jetë në formë mjaft të mirë fizike pavarsisht moshës dhe është ndër lojtarët kryesor tek Milani./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!