×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic, i gatshëm të qëndrojë në Milan edhe pa Champions

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 13:15

    Zlatan Ibrahimovic mund të mbetet në “San Siro” edhe përtej këtij sezoni, edhe nëse Milani nuk arrin ta zë një vend kualifikues për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.


    Milani është duke punuar për momentin t’ia zgjasë sulmuesit suedez kontratën e cila është e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit. Në këtë kontratë ekziston një klauzolë që ia zgjat Ibrahimovicit automatikisht kontratën nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, transmeton Express.

    Megjithatë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se sulmuesi veteran mund të jetë i gatshëm ta zgjasë kontratën e tij me kuqezinjtë, edhe nëse s’arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

    Milani është për momentin nëntë pikë prapa Atalantas që radhitet në pozitën e katërt dhe drejtuesit Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban do të duhet të ulen me 38-vjeçarin për ta gjetur një marrëveshje për kontratën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!