×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic: Kishte mungesë përvoje tek skuadra jonë

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 11:21

    Skuadra e Interit mbrëmë e tregoi se kush e sundon qytetin e Milanos, pasi me rezultat 4:2 fituan takimin kundër Milanit të Ibrahimovicit.


    Skuadra e Piolit po tregonin vendosmëri të madhe në pjesën e parë, ku me Rebic dhe Ibrahimovic ata vendosën rezultatin në 0:2, shkruan Reporteri.net.

    Por, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, ku Interi u këndell dhe ia shënoi 4 gol skuadrës së Milanit.

    Ndërkaq, pas kësaj ndeshje Ibrahimovic tha se në skuadrën e Milanit kishte mungesë përvoje, pasi nuk ditën ta ruajnë rezultatin.

    “Saktë është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi,” tha suedezi për Sky Sports Italia.

    “Ne ndryshuam shumë, për 15 minuta ekipi jonë ra”.

    “Ne pushuam së luajturi, ekipi ndaloi së besuari, ne ndaluam të bënim presion, nuk luajtëm si duhet, gjithçka u shemb.

    “Unë mendoj këtu kishte mungesë përvoje, sepse ju duhet të dini se si të kontrolloni një rezultat në 2-0.

    “Nuk është e çuditshme se pse gjysma jonë ishte e përsosur. Prisja më shumë nga Inter dhe performanca e pjesës së parë nuk dukej si një ekip i denjë për vendin e dytë. Ata e bënë pas pushimit”, tregoi Zlatan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!