Zlatan Ibrahimovic ka bërë deklarata befasuese në lidhje me një rikthim në futbollin evropian.
Zlatan Ibrahimovic ka shfaqur gatishmëri të rikthehet në futbollin evropian.
Edhe pse 38 vjeç, ylli suedez i Los Angeles Galaxy ka thën se nëse ish skuadra e tij Manchester United ka nevojë për të, ai është i gatshëm të rikthehet në Old Trafford.
“Nëse kanë nevojë për mua, unë jam i gatshëm”, u shpreh Ibrahimovic për “The Sun”, transmeton lajmi.net.
“Por, aktualisht jam në Galaxy, më vjen keq”, shtoi ai.
“Kam bërë punë të madhe në Evropë dhe jam i lumtur. Kam fituar 33 tituj. Shpresoj të vazhdoj edhe me këtë fanellë. Pastaj do të shohim se çfarë ndodh në fund të kësaj aventure”, përfundoi Ibrahimovic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.