×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic publikon trailerin e filmit në të cilin shfaqet si një ushtar romak

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 18:21

    Zlatan Ibrahimovic ende nuk është pensionuar nga futbolli, por ai tashmë ka filluar edhe një karrierë si aktor.

    Sulmuesi i Milanit ka luajtur së fundi në filmin e ri të “Asterix dhe Obelix”.

    Bazuar në shiritin klasik francez të filmave vizatimorë, “Asterix and Obelix: L’Empire du milieu” do të publikohet në shkurt të vitit 2023.

    Ibrahimovic shpërndau video-trailerin në rrjetet sociale dhe konfirmoi se ai në film e ka rolin e një ushtari romak të quajtur Antivirus, i cili lufton kundër çdo sfiduesi.

    “Së shpejti. Rroftë Franca”, shkroi 41-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!