Zlatan Ibrahimovic ka “shpikur” një sdë të re, së cilës duhet t’i përgjigjen kolegët e tij futbollistë, ngado, por jo vetëm.
Të paktën kështu ndodhi me sfidën e parë të gjigantit suedez, heqjes së tapës së shishes (“Bottle Cap Challenge”) me këmbë (ose pjesë tjetër të trupit), pas një veprimi prej karateisti.
Pak a shumë është e njëjta skemë, edhe në rastin konkret, por mungon objektivi… tapa e shishes, transmeton telesport.
Në vend të kësaj, Ibra, pasi ka bërë rrotullimin e njohur si sportist i arteve marciale, ka goditur me këmbë gjethet e një peme buzë pishinës, ku po freskohej.
Me siguri kësaj here vlen lartësia e goditjes, të cilën janë të ftuar ta arrijnë të gjithë të tjerët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.