Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic rrezikohet të gjobitet e madje të pezullohet nga FIFA dhe UEFA, pasi është zbuluar se kompania e tij e përbashkët e biznesit ka 10% aksione në një agjenci bastesh.
Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, futbollistët e kanë të ndaluar të kenë interesa financiare në kompanitë e basteve.
Megjithatë, sipas mediave italiane, kompania e përbashkët e Ibrahimovicit, “Unknown AB” ka 10% aksione në agjencinë e basteve “Bethard.com”, gjë që mund t’i kushtojë Ibrës me gjobë dhe pezullim.
Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë në çdo garë, nga kualifikimet për Kupën e Botës, ku Ibrahimovic luajti për Suedinë kundër Kosovës, e deri te Liga e Evropës, ku ai u paraqit për Milanin.
39-vjeçari mund të gjobitet me 100 milionë euro apo të pezullohet nga çdo aktivitet futbolli për tri vjet maksimum, sipas mediave italiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.