×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviq ia jep një këshillë shumë të rëndësishme Mbappes

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 14:59

    Kylian Mbappe është futbollisti që po mahnit të gjithë me lojën e tij dhe së fundi për të një këshillë ka ardhur nga i madhi, Zlatan Ibrahimoviq


    Sulmuesi suedez ka thënë se ai duhet që të vazhdojë të luajë me pasion dhe se më pas do të fitojë gjëra të mëdha, shkruan Reporteri.net

    “Është 19 vjeç, dhe ne tashmë kemi një yll. Të shpresojmë që ai do të vazhdojë të punojë shumë dhe ta ruajë atë dëshirë që tregon sot për futbollin në fushë,” ka thënë Ibra.

    “Nëse futbolli vazhdon ta magjepës atë në vitet e ardhshme, ai do të vazhdojë të rritet dhe do të fitojë shumë gjëra.

    38 vjeçari që ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha evropiane ia ka dhënë edhe një këshillë Mbappes.

    “Është thelbësore për të që ta ketë kokën e qetë, diçka që ndonjëherë është shumë e vështirë për ta bërë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!