×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviq tregon kohën kur Guardiola frikësohej prej tij: Dil tani se Ibra ka shkuar!

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 14:54

    Të gjithë kanë frikë nga Zlatan Ibrahimoviq, madje edhe ish-trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola


    Ibrahimoviq dhe Guardiola nuk kishin aspak raporte të mira gjatë kohës kur kjo dyshe ishte te Barcelona, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi suedez që tani luan te LA Galaxy tregon një rast interesant ku thotë se e ka dëgjuar njërin nga asistentët duke thënë Guardiolas në dhomat e zhveshjes “Dil tani se Ibra ka shkuar”.

    “Kur ata luanin kundër ekipit tim, unë u ktheva në dhomën e zhveshjes pas lojës dhe ai ishte në një dhomë duke pritur që unë të largohesha. Në derë, një nga ndihmësit e tij i tha: ‘Ibra ka shkuar, ti mund të dalësh tani’. Nuk e kuptova kurrë pse,” tregon Ibra.

    “Në televizion ai gjithmonë luan djalin e ashpër, por kur ka një takim të vërtetë ballë për ballë, ai fshihet. Si trajner ai është një fenomen, por si njeri…,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!