Telenovela e çiftit apo më mirë thënë ish-çiftit, Mauro Icardi dhe Wanda Nara, po vazhdon të bëhet më dramatike.
Icardi, që dyshohet se e ka tradhtuar Wanda Naran, i ka dhënë një “ultimatum” kërcënues asaj, transmeton Reporteri.net.
Sipas “Corriere dello Sport”, Icardi ka shkuar në Milano dhe ka biseduar me Wandan.
“Nëse nuk ma fal, unë s’do të luaj më futboll”, besohet t’i ketë thënë futbollisti argjentinas.
Mauro Icardi nuk ka marr pjesë në dy stërvitjet e fundit të PSG-së, me leje të klubit, për arsye familjare.
Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për tu ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti. Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.