×
  • Sport
  • Sport

    Idoli i shumë shqiptarëve, Khabib Nurmagomedov, do ta vizitojë Serbinë

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 21:46

    Presidenti i Shoqatës së Boksit të Serbisë (BSS), Nenad Borovçanin ka njoftuar se Khabib Nurmagomedovi, do ta vizitojë shumë shpejt Serbinë.


    Ka qenë vetë ish-kampioni ai që ia ka konfirmuar Borovçaninit se do ta vizitojë shtetin mik të Rusisë.

    Khabibi ka thënë se është i lumtur që ka mbështetje të madhe nga shumë tifozë serbë dhe do të jetë i nderuar për vizitën që do të ketë në Serbi. Ai ka bërë për vete shumë fansa shqiptarë, të cilët e çmojnë pa masë boksierin rus.

    Shumë postime në rrjetet sociale kanë vërshuar së fundi pasi Khabibi arriti të mbrojë të shtunën titullin e kampionit në UFC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!