Lazio dëshiron shërbimet e Vedat Muriqit
Sulmuesi nga Prizreni që po shkëlqen me Fenerbahcen ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane, në mesin e tyre është edhe Lazio, që drejtor sportiv ka Igli Taren, shkruan Reporteri.net
Sipas “Calciomercato.com” Lazio do të ofrojë deri në 8 milionë euro për shërbimet e Muriqit, dhe kjo ofertë pritet të refuzohet kategorikisht nga Fenerbahce.
Klubi turk synon që 25 vjeçarin ta shesë për një shifër shumë më të lartë, ndërsa kohë më parë drejtuesit e Fenerbahces kanë thënë se ofertat nën 30 milionë euro as që do t’i marrin parasysh.
Muriqi në këtë sezon me Fenerin ka shënuar 7 gola në kampionatin turk. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.