Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka dalë para mediave pas ndeshjes së humbur kundër Milanit duke përsëritur se skuadra e tij po penalizohet nga xhaketat e zeza.
‘Ndodhi ajo që ne mendonim se do të ndodhte. Vinim nga episode që do të hapnin shumë diskutime. Të vërshëllesh dy penallti në 30 sekonda mendoj se është një rekord në futbollin italian. Respektojmë vendimet e gjyqtarit, por prisja që të akordonte penallti për Milinkoviç-Saviç. Mungon një karton për simulim të Piatek dhe të mos jepej kartoni për Luis Alberto që do të mungojë në ndeshjen tjetër”.
“Vitin e kaluar nuk shkuam ne Champions për shumë episode, një i tillë pikërisht në Milan-Lacio me prekjen e topit me dorë nga Kutrone. Shpresonim që kjo ndeshje të vendosej nga dy skuadrat, por është vendosur nga episodet që kanë ndikuar shumë. Vitin e kaluar Lacio ishte viktimë e VAR, këtë vit kemi se pse të qahemi. Në Itali dihet kush janë ekipet me peshe, ne hap pas hapi po mundohemi të shkurtojmë diferencën, kemi merituar më shumë në dy vitet e fundit”, tha Tare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.