×
  • Sport
  • Sport

    Igli Tare: Tragjedi e madhe, do ta ndihmoj popullin tim

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 17:02

    Tërmeti që ka përfshirë Shqipërinë ka prekur të gjithë persoanlitet e futbollit shqiptarë.


    Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, aktualisht Drejtor Sportiv i klubit italian të Lazios, Igli Tare ka komentuar nga Italia momentin e vështirë që po kalon vendi ynë, pas tërmeteve të forta që e goditën në orët e para të mëngjesit.

    Tare ka rrëfyer se është i shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe se po përcjell me shumë ankth gjithçka nga operacionet e shpëtimit.

    Ish bomberi kuqezi ka shtuar se po bën të pamundurën që të ndihmojë popullin shqiptar.

    “Është një trajedi që më ka tronditur mua dhe familjen time. Një tragjedi e madhe. Duket se numri i viktimave do të rritet, por unë me gjithë zemër shpresoj që të ndodhë e kundërta. Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim. Do të bëj cfarë duhet për të dhënë një dorë”, ka thënë ish-kapiteni I kombëtares së Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!