Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka marrë i pari fjalën në Doha, aty ku po bëhet hedhja e shortit për Kampionatin Botëror.
Tutje, i pari i FIFA-s tha se ky Botëror do të jetë edicioni më i mirë në histori.
“Mirë se erdhe në Doha, mirë se vini në shortin e Kupës së Botës FIFA 2022. Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë e të gjitha kohërave, me 3 milionë spektatorë” – tha Infantino.
Infrantino u zgjodh President i FIFA-s gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të FIFA-s 2016 në shkurt 2016, teksa u rizgjodh si President i FIFA-s në qershor 2019.
Ndërkaq, nga 32 përfaqësuese gjithsej, mungojnë tri, të cilat do të dalin nga një play-off evropian dhe ndërkontinentale.Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.