Andres Iniesta do të vazhdoj karrierën në futboll dhe është zyrtarizuar te skuadra e re.
Mesfushori spanjoll u kërkua me ngulm nga Inter Miami për t’u bashkuar me Lionel Messin, Jordi Alban e Sergio Busquets, por ai ka marrë një tjetër vendim.
39-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ka nënshkruar kontratë me klubin Emirates Club.
Mesfushori spanjoll, i cili fitoi gjithçka me Barcelonën dhe Spanjën, mbërriti në kryeqyteti Ras al-Khaimah, gati për të nisur një aventurë të re me Emirates Club, skuadër me të cilën do të jetë i lidhur për një sezon.
Kësisoj Iniesta do të luaj futboll aktiv deri në moshën 40 vjeçare, por nuk ka thënë asgjë nëse do ta përfundojë karrierën apo jo.
Ish-ylli i Barcelonës në pesë sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës japoneze Vissel Kobe, ku zhvilloi 134 ndeshje duke shënuar 26 gola e duke asistuar në 25 të tjerë.
Welcome #iniesta in #emiratesclub 💚🔥😍 @andresiniesta8 @fabriziorom @liveherewego_ pic.twitter.com/Ak52cyEvNY
— شركة نادي الامارات لكرة القدم (@Emirates_FC) August 7, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.