Kapiteni i Napolit , Lorenzo Insigne, është parë shumë i shqetësuar pasi barazimit 1-1 me Romën e cila shkatërroi shpresat e tyre për Scudetto, duke përshëndetur tifozët vendas me lot, përcjell Reporteri.net.
Penalltia e tij u kishte dhënë atyre epërsinë vetëm 11 minuta në stadiumin e mbushur plot në Diego Armando Maradona.
Megjithatë, vendimet e trajnerit Luciano Spalletti do të vihen nën kritika, pasi ai vendosi të zëvendësojë të gjithë lojtarët e tij sulmues për të mbrojtur epërsinë me një gol, raporton Calciomercato.
E, zëvendësimet i funksionuan Jose Mourinhos, pasi Stephan El Shaarawy shënoi golin e barazimit në minutën e 91 – të, ku mesfushori italian kishte ardhur nga stoli.
Pas një humbjeje të rëndë në shtëpi ndaj Fiorentinës , kjo ishte një goditje shkatërruese dhe Insigne shpërtheu në lot.
Anësori italian ishte lojtari i fundit që u largua kur Napoli përshëndeti mbështetësit e tyre, duke e ditur mirë se ky është sezoni i fundit me Napolin, sezon ky të cilin shpresonte për titull të Serie A-së.
Insigne tashmë ka nënshkruar me klubin MLS Toronto FC nga 1 korriku, kur ai do të jetë agjent i lirë.
Lorenzo #Insigne in lacrime al termine di #NapoliRoma. via @DAZN_IT pic.twitter.com/R6RwtKL7XW
— Napoli Report (@Napoli_Report) April 18, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.