×
  • Sport
  • Sport

    Intelektualët vijnë me pankartën e vitit: Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjta Shqipëri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 12:40

    Ballkani është duke luajtur me Dritën në kuadër të Kupës së Kosovës në Suharekë


    Kjo ndeshje ashtu si edhe tjerat që po zhvillohen në këtë orar kanë filluar me një minut heshtje, duke respektuar viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë dy ditë më parë, shkruan Reporteri.net

    Intelektualët edhe pse jo në numër shumë të madh janë në stadium dhe para takimit shfaqën një pankartë.


    “Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjta Shqipëri” shkruhet në pankartën e tifozëve të Dritës.

    Ndryshe, pak para fillimit të takimit, u nderua edhe hoxha i njohur, Halil Kastrati, nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!