×
  • Sport
  • Sport

    Inter nuk bën dot pa Lukaku, Conte pret një “dhuratë” në merkaton e dimrit

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 23:24

    Inter shpërdoroi një mundësi të artë për të marrë kreun në Serie A. Pas tetë fitoreve radhazi, zikaltërit u mundën 2-1 në transfertën kundër Sampdorias, ndërsa ky frenim konfirmoi se skuadra e Antonio Conte është e varur nga një lojtar i vetëm: Romelu Lukaku.


    Belgu e nisi nga pankina sfidën pas një problemi muskular, por u sakrifikua duke u hedhur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë, kur shokët e tij ishin poshtë me dy gola.

    Prania e “gjigandit” në sulm ndryshoi pamjen e Interit, që gjithashtu ka kuptuar se i duhet një tjetër alternativë për të zëvendësuar Lukakun. E thonë këtë shifrat e ndeshjes së fundit. Pavarësisht humbjes, zikaltërit goditën 23 herë portën kundërshtare, gabuan një 11-metërsh dhe u ndalën nga traversa. Pra, mungoi një si Lukaku nga fillimi dhe këtë më shumë se të gjithë e di shumë mirë Antonio Conte. Tekniku ka ndryshuar sjellje dhe nuk flet për merkaton në publik, por mediat italiane bëjnë të ditur se ai pret një tjetër dhuratë në sesionin e dimrit. Emrat që qarkullojnë janë të shumë, por në fund, me shumë mundësi, Conte duhet të kënaqet me rikthimin e Eder.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!