×
  • Sport
  • Sport

    Interi dëshiron që ta ‘bllokojë’ Skriniar, ‘frikësohen’ nga Premier Liga

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 20:44

    Drejuesit e Interit po punojnë drejt vazhdimit të kontratës së Milan Skriniar, pasi ata synojnë të largojnë interesin nga Premier League, përcjell Reporteri.net. 

    Kontrata e qendërmbrojtësit 27-vjeçar sllovak skadon me Nerazzurrët në vitin 2023 dhe kështu është e nevojshme të rinovohet tani në mënyrë që të shmanget një largim i mundshëm sezonin e ardhshëm.

    Skriniar ka qenë një lojtar kryesor për Simone Inzaghi dhe është e qartë se ai do të vazhdojë të jetë një mur në mbrojtjen e tyre për vitet në vijim, shkruan FootballItaly.

    Calciomercato.com raporton se Interi po kërkon të zgjas kontratën e Skriniar deri në vitin 2027, duke vendosur pagën e tij në rreth 5 milionë euro neto në sezon.

    Nerazzurrët shpresojnë se kjo do të largojë, ose të paktën t’i vendosë në një pozitë më të mirë për t’u marrë me interesin nga Premier League.

    Në javët e ardhshme, CEO i Interit, Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio do të takohen përsëri me Skriniar, ndërsa ata kërkojnë të mbyllin një marrëveshje.

    Vetë lojtari është i prirur të zgjasë qëndrimin e tij në Inter dhe kështu nuk priten pengesa të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!