×
  • Sport
  • Sport

    Interi e pret Crotonen, në kërkim të fitores së tetë radhazi në ligë

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 12:27

    Interi do të kërkojë ta regjistrojë fitoren e tetë radhazi në Serie A, por për ta arritur këtë, do t’i duhet ta mposhtë Crotonen, skuadrën që duket se do të luftojë për mbijetesë këtë sezon.


    Zikaltrit e presin Crotonen në San Siro, në ndeshjen e parë në vitin e ri 2021 për të dy skuadrat, e cila nis në orën 12:30.

    Skuadra e Antonio Contes është në një ecuri mbresëlënës prej tetë fitoreve radhazi, të cilat vijnë pas zhgënjimit në Evropë.

    Zikaltrit janë duke e ndjekur hap pas hapi liderin dhe rivalin e qytetit, Milan, i cili është në krye të tabelës me një pikë epërsi.

    Conte nuk përballet me ndonjë mungesë të madhe për këtë takim.

    Crtotone, ndërkohë, është e parafundit në tabelë me vetëm një pikë më shumë se vendi i fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!