Interi e a mposhtur 3-0 Torinon. Ekipi i Contes i është afruar sërish në një pikë Juventusit
Interi i Antonio Contes ka vazhduar me formën e mirë në Itali, duke treguar se e ka seriozisht për titull në Serie A.
Inter e mposhti në udhëtim Torinon 3-0, duke u rikonfirmuar kështu edhe njëherë se është rivali më i madh u Juves për Scudetto.
Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen dyshja që janë përshtatur shumë mirë në fushë, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, që shënuan nga një gol, derisa realizoi edhe mbrojtësi De Vrij.
Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar në kuotën e 34 pikëve, një më pak se Juventusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.