×
  • Sport
  • Sport

    Interi fiton me vështirësi kundër Lecces

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 23:00

    Interi ka arritur fitore me vështirësi kundër Lecces në udhëtim në minutat e fundit, në ndeshjen e parë të Serie A. Lukaku (2) shënoi golin e parë të Interit, teksa goli i dytë erdhi në minutën e pesë shtesë të ndeshjes nga Dumfries.

    Interi ka fituar më shumë vështirësi në ndeshjen e parë të sezonit, duke mposhtur me rezultat 1-2 Leccen në stadiumin Via del Mare sonte.

    Zikaltërit e nisën furishëm këtë takim dhe u mendua që ata do ta fitonin këtë ndeshje me një rezultat të lartë.

    Qysh në minutën e dytë Interi në një kundërzbritje të shpejt do ta gjente golin e parë. Darmian asistoi me kokë për Lukaku, i cili po ashtu shënoi gol me kokë.

    Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat dhe pa ndonjë rast që ja vlen për t’u veçuar nga të dy skuadrat.

    Në pjesën e dytë ishte Lecce që shënuan në minutat e parë të pjesës së dytë.

    Federico Di Francesco bëri një pasim maestral për Assan Ceesay i cili shënon një gol të bukur në minutën e 48-të për ta barazuar rezultatin.

    Pas golit Interi bënte presion por rrezikoi vetëm në minutën e 70 me Denzel Dumfries por goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë dhe përfundoi jashtë portës.

    Lukaku do të rrezikonte dy herë Leccen në minutat e fundit të takimit. Fillimisht ai pati një rast të mirë në minutën e 79-të, kur shënoi gol por ai u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme të belgut.

    I njëjti rrezikoi portën e Lecce edhe në minutën e 84-të por Falcone ishte aty për ta pritur goditjen e tij.

    Por, kur u mendua që Interi do të kthehej në shtëpi me një pikë në skenë doli Dumfries që shënoi gol në minutën e pestë shtesë të ndeshjes.

    Kështu interi kthehet në shtëpi me tri pikë të plota me një fitore shumë të vështirë.

    Interi në ndeshjen e rrethit të dytë do të luajë kundër Spezias në San Siro, ndërkaq Lecce do të jetë mysafire e Sassuolos. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!