Par pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Interit dhe Genoa-s, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në Seria A.
Djelmoshat e Contes shënuan plotë 4 herë në natën e sotme, duke e “fundosur” kështu Genoan, shkruan Reporteri.net.
Golat për Interin i shënuan, Lukaku në minutën e 31’të, pastaj Gaglardini në atë të 33’të.
Ndërkaq, golin e qetësisë dhe atë të fundit i shënuan Esposito minuta e 64′ dhe Lukaku me super-golin e tij në minutën e 71’të.
Kështu, “Zikaltërit” vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë me 42 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Juventusi që aktualisht ndodhet në vendin e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.