×
  • Sport
  • Sport

    Interi interesohet për mbrojtësin e Bayern Muenchenit

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 23:56

    Interi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Bayern Muenchenit, Jerome Boateng, raporton “Bild”.


    Qendërmbrojtësi është një nga lojtarët që do të largohen nga Bayerni në verë, ndërsa kampioni i Gjermanisë po shikon të rinovojë skuadrën. Boateng 30-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2021.

    Në radhët e skuadrës bavareze gjendet që nga viti 2011 kur u transferua nga Manchester City për 13.5 milionë euro, shkruan koha.net.

    Këtë stinor Boateng ka luajtur në 28 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka edhe dy asistime. Boateng me Gjermaninë ka luajtur 76 ndeshje, ndërsa ka një gol të shënuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!