×
  • Sport
  • Sport

    Interi konfirmon infektimin e Ashley Young me COVID-19

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 12:56

    Interi ka njoftuar sot (e diel) se anësori anglez Ashley Young ka rezultuar pozitiv pas testimit për COVID-19.


    Nerazzurrët konfirmuan edhe një rast tjetër të coronavirusit në skuadër përpara Derby della Madonnina kundër Milanit në 17 Tetor.

    Bëhet fjalë për anglezin, Young, i cili është i fundit që ka rezultuar pozitiv pas testimeve të bëra.

    “Lojtari anglez tashmë është në karantinë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Interit.

    Young u transferua në Inter nga Manchester United në janar dhe është lojtari i gjashtë që rezulton pozitiv përpara ndeshjes derbi ndaj Milanit.

    Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Ionut Radu janë tashmë në listën e mungesave pas infektimit me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!