Drejtori i Interit, Beppe Marotta, la një pikëpyetje të madhe mbi të ardhmen e Romelu Lukaku, duke konfirmuar që sulmuesi “dëshiron të qendrojë”, por ata ende nuk kanë vendosur nëse do të negociojnë një marrëveshje të re me Chelsea.
Duke folur për Sky Sport Italia sot, shefi i Interit Marotta është pyetur nëse Lukaku do të mbetet në Inter për sezonin 2023/24.
“Të flasësh për këtë gjë tani është e parakohshme, ai do të rikthehet në Chelsea në qershor dhe pastaj një skenar i ri do të hapet dhe ne do të shohim çfarë të bëjmë pastaj”.
“ai dëshiron të qendrojë, ne do të shohim nëse dëshirojmë negociata që ai të rikthehet tek ne”.
Belgu e ka shtyrë shitjen nga skuadra e Stamford Bridge për në verën e vitit 2021 për 113 milionë euro plus bonuse, por shumë shpejt kuptoj që ky ishte një gabim.
Ai u rikthyer në huazim të Inter që kushtoi 7.8 milionë euro dhe bonuse dhe kjo marrëveshje do të skadojë më 30 qershor, duke e lënë atë nën kontratë me Chelsea deri më 2026.
Ky sezon ka qenë i dominuar nga një lëndim i tij serioz dhe pjesëmarrjen e tij me Belgjikën në Botërorin e Katarit.
Deri me tani, Lukaku ka kontribuar me katër gola dhe një asist në 15 ndeshje garuese.
Disa analistë në Angli thonë se Chelsea duhet ta kthejë Lukaku përsëri në Londër, pasi që ata për momentin nuk kanë në dispozicion shumë sulmues qendre dhe trajneri i ri Graham Potter do të mund të punonte më të më mirë së sa ia doli Thomas Tuchel. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.