Interi po vazhdon me formën e mrekullueshme në Serie A
Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte e ka mposhtur Lazion me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së pesë në kampioniatin italian, shkruan Reporteri.net
‘Nerazzurët’ fituan falë golit të shënuar nga D’Ambrosio në minutën e 23-të.
Gooooooooooooooooooal D’Ambrosio ??@MnbrMadrid5 pic.twitter.com/5jnB7hh2fg
— عز – @MnbrMadrid5 (@DontMeHD1) September 25, 2019
Pas pesë ndeshjeve të luajtura deri tani në Itali, Interi ka arritur pesë fitore dhe është në vendin e parë me 15 pikë, dy më shumë se Juventusi që ka 13 pikë.
Se Interi po kalon formë të mirë tregon edhe fakti që deri tani ka pranuar vetëm një gol me Samir Handanovicin që po bën pritje të mëdha pothuajse në çdo ndeshje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.