×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Investime në patundshmëri dhe rrjete biznesesh tjera, Braithwaite është lojtari i dytë më i pasur i Barcelonës pas Messit

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 16:37

    Martin Braithwaite mund të ketë qenë një nga nënshkrimet më të habitshme të Barcelonës në historinë e klubit, por nuk është aq befasuese sesa mësimi se ai është një nga lojtarët më të pasur të klubit.


    Shkuarja nga dëbimi prej Middlesbrough në nënshkrimin e urgjencës në Barcelonë brenda një viti nuk është saktësisht rruga më e zakonshme e karrierës, por është pikërisht ajo që i ndodhi danezit Braithwaite.

    Ai u bashkua me Barcelonën në shkurt të vitit 2020 dhe menjëherë bëri gabime në prezantimin e tij dhe që atëherë ka luajtur 53 herë për klubin.

    Është folur që ai do të largohet këtë verë, por në vend që të shesë danezin, i cili bëri përshtypje gjatë gjithë Euro 2020, mbase klubi duhet t’i kërkonte një kredi për të rregulluar problemet e tyre financiare.

    Sipas revistës së njohur Forbes, vetëm Lionel Messi është më i pasur sesa Braithwaite në mesin e stafit që luan në Camp Nou, dhe kjo nuk është çudi pasi argjentinasi u raportua se fiton mbi 600 mijë euro në javë.

    Në anën tjetër, pasuritë e Braithwaite vijnë nga disa investime të shkëlqyera, ku në vitin 2017 ai investoi 850 mijë dollarë në një biznes të pasurive të patundshme dhe kjo sigurisht u shpagua.

    30-vjeçari tani ka pasuri të biznesit që tani vlejnë hiç më pak se 250 milionë dollarë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!