×
  • Sport
  • Sport

    Inzaghi e kupton që nuk ka t’gjallë pa Valon Berishën, merr këtë vendim për të

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 14:01

    Paraqitjet mbresëlënëse me Përfaqësuesen e Kosovës pritet ta shpërblejnë Valon Berishën. Mesfushori kosovar me gjasë do të jetë titullar në ndeshjen e së enjtes tek Lazio në Europa League ndaj Cluj.


    Valon Berisha po ia sheh hairin paraqitjeve mbresëlënëse me Përfaqësuesen e Kosovës.

    Në fakt, futbollisti kosovar shkëlqeu me “Dardanët” duke dhuruar asist në fitoren ndaj Republikës Çeke, ndërsa më pas shënoi dy gola në ndeshje me Anglinë.

    Dhe, trajneri Simone Inzaghi është i vetëdijshëm me formën optimale të cilën po e kalon futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji.

    Prandaj, mediat italiane shkruajnë se trajneri italian pritet t’ia japë rastin futbollistit kosovar të luajë nga minuta e parë në ndeshje me Cluj në Europa League.

    Berisha e kishte kaluar sezonin e shkuar më shumë i lënduar sesa në dispozicion.

    Mirëpo, ai tash i ka lënë prapa krahëve lëndimet dhe po sheh përpara, në tentim për ta “rrëmbyer” edhe Lazion, njëjtë siç bëri me Përfaqësuesen e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!