×
  • Sport
  • Sport

    Inzaghi flet për mallkimin e çuditshëm te Milani

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 16:13

    Filipo Inzaghi në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se në këtë moment nuk mund të mendohet më për futbollin, për shkak të situatës së vështirë.


    Gjithashtu trajneri i Beneventos që është shumë afër ngjitjes në Serie A, është shprehur se kampionati duhet të rinisë përsëri, nuk ka rëndësi se kur, për shkak të sakrificës që kanë bërë ekipet.

    Legjenda e Milanit ka komentuar edhe “mallkimin” e fanellës me numrin 9 te Milani, duke thënë se nuk ka asnjë mallkim dhe nëse e merr Ibra atëherë gjithçka do të jetë mirë.

    “Në këtë moment të flasim për futbollin është e vështirë, shëndeti është përparësia tani. E vetmja gjë që mund të them është se kur të përfundojë gjithçka, ne dëshirojmë të kthehemi në lojë. Gjëja më e qartë dhe më e drejtë është të kthehemi të luajmë. Në këtë moment më i rëndësishëm se gjithçka është shëndeti i njerëzve.

    “Jemi afër atyre që kanë humbur të dashurit e tyre, për shkak të këtij virusi. Ne jemi të gatshëm të luajmë futboll, në qershor, korrik, gusht, nuk na intereson shumë kjo. Futbolli tani nuk do të humbasë dy muaj, por dy vjet. Kampionati duhet të përfundojë për të gjitha sakrificat që ne kemi bërë.

    “Milani ishte diçka unike në jetën time, por unë nuk i harroj ekipet e tjera ku kam luajtur. Megjithatë kuqezinjtë më kanë dhënë më shumë se të gjitha të tjerat. Mallkimi i numrit 9? Kjo më bën të qesh, të marrësh atë fanellë në një klub si Milani është shumë e vështirë për të gjithë, por nuk ekziston asnjë mallkim.

    “Nëse Ibra e merr atë fanellë, atëherë mallkimi ka përfunduar. Nuk ishte e drejtë që fanella me atë numër të tërhiqej përfundimisht për shkakun tim, pasi nuk u bë më parë as për Van Basetnin. Është një fanellë shumë e rëndësishme ajo.”, u shpreh Inzaghi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!