Vedat Muriqi është pranë debutimit si startues me Lazion
Lazio të shtunën luan në shtëpi kundër Bolognas në kuadër të javës së pestë në Serie A, shkruan Reporteri.net
Simone Inzaghi ka bërë të ditur se Muriqi mund të startojë nga minuta e parë në këtë përballje.
“Vedat Muriqi mund të startojë nga fillimi. Të gjithë sulmuesit e mi do të jenë të gatshëm. Ai dhe Felipe Caicedo ndihmuan ekipin shumë kundër Borussia Dortmundit,” ka thënë Inzaghi.
Ndryshe, Muriqi u transferua te Lazio nga Fenerbahce në afatin kalimtar të verës për shumën rreth 20 milionë euro. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.