×
  • Sport
  • Sport

    Ish-drejtori i Liverpoolit flet fjalë të mëdha për Vedat Muriqin: Ai është si Olivier Giroud

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:17

    Damien Comolli e ka vlerësuar lartë Vedat Muriqin


    Damien Comolli që ka punuar te Liverpooli si drejtor sportiv në të kaluarën dhe që ka sjellur në skuadër lojtarë si Luis Suarez dhe Andy Carroll ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin kosovar, shkruan Reporteri.net

    Image result for damien comolli luis suarezMuriqi po kalon një sezon të madh dhe tani nga Comolli po krahasohet me Oliviuer Giroud.

    “Muriqi ende ka për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, por ai ka luajtur mirë. Ndoshta, Muriqi mund të mos luajë për klube si Liverpool e Manchester City, por për skuadrat tjera po,” ka thënë Comolli që së fundi ishte drejtor sportiv te Fenerbahce.

    “Nëse shikoni paraqitjen e tij në ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi kishte shmangur mjaft mirë Michael Keane dhe Harry Maguire.

    Image result for muriqi vs england“Unë e krahasoj atë vazhdimisht me Olivier Giroud, dhe atij mund t’i duhet një Arsene ëenger për t’u përmirësuar edhe më shumë. Disa klube të Ligës Premier po e monitorojnë. Mbi të gjitha, Muriqi ka aftësi të shkëlqyera fizike.

    “Ai mund të vrapojë tërë ditë. Është i përkushtuar dhe mund të flasë gjuhën angleze mjaft mirë,”.

    Ndryshe, për Muriqin ka interesim të madh nga klubet angleze si Tottenham, Manchester United, Leicester e Burnley. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!