Braziliani i cili u largua nga Barcelona në drejtim të Zentit të Rusisë, Malcom është bërë hit në rrjetet sociale këtë fundjavë.
Malcom debutoi javën e kaluar me klubin e ri kur ishte objekt i koreve raciste nga vet tifozët e skuadrës së Zenitit, shkruan Reporteri.net
Ai ishte trending në twitter pas një gjesti që e bëri në ndeshjen e dytë me klubin.
Referi rus, Evgeny Turbin ndaloi ndeshjen në minutën e 56-të për ta ndëshkuar një futbollist në fushë.
Malcom kishte topin në këmbë në gjysmëpjesën e fushës ndërsa goditi topin në drejtim të gjyqtarit.
Sidoqoftë, ai aksidentalisht goditi gjyqtarin në gjoks.
Shumë referë do t’i kundërpërgjigjeshin duke e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq, por gjyqtari rus vetëm ngriti gishtin e madh, gjë që shkaktoi të qeshura të shumta në rrjetet sociale./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.