×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 13:19

    Ish-anësori i ekipit të të rinjve të Barcelonës, Maxi Rolon, ka vdekur në një aksident automobilistik i cili i mori jetën edhe vëllait të tij binjak futbollist Ariel.

    Dyshja humbën kontrollin e veturës Fiat Punto me të cilën po udhëtonin në një kthesë dhe u përplasën me një pemë, transmeton Gazeta Express.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës në rrugën kryesore midis qyteteve Pujato dhe Casilda në provincën argjentinase të Santa Fe.

    Maxi Rolon ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Barcelonës në periudhën e vitit 2010-2016.

    Rreth këtij rasti ka reaguar edhe klubi i Barcelonës

    “Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!