Klubi i Feronikelit e ka prezantuar trajnerin e ri, ku Agim Sopi do të jetë pasardhës i Dejan Vukiçeviqit që u largua ditë më parë.
Trajneri Sopi tashmë ka debutuar me ‘Niklin’ në humbjen 0:2 nga Ballkani në Drenas.
Sopi e ka zëvendësuar malazezin Vukiçeviq, i cili nuk arriti të lë gjurmë në futbollin kosovar.
Ardhjen e tij në Kosovë e ka komentuar edhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar Arben Zeqiri.
Zeqiri në mes të tjerash ka thënë se ardhja e Sopit te Feronikeli ka qenë mos-profesionalizëm i klubit drenicas.
“Një situatë e vështirë për trajnerin e ri. Cilido që trajner të jetë, do ta ketë problem duke mos e njohur mentalitetin e futbollit kosovar”, ka thënë Zeqiri në ‘Sports Show’, përcjell Zëri.info.
“Në rrethanat aktuale, Feronikeli duhej ta angazhonte një trajner kosovar që e njeh strukturën e futbollistëve, pasi ai ka gjetur, çfarë ka gjetur”, vlerësoi Zeqiri.
“Edhe Mourinhon, edhe Guardiolën me sjell te Feronikeli, do ta ketë problem ta zgjojë nga kjo krizë Feronikelin”, theksoi Zeqiri.
“Futbollistët janë konsumuar. Është duke i munguar dëshira për sukses. Mendimi personal i imi është se kryesia gaboi me ardhjen e trajnerit Sopi dhe ata kanë treguar mos-profesionalizëm”, shtoi ish-futbollisti i njohur kosovar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.