Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet 90-ta, nuk ka dyshime për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Ai beson se pas asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe kritikave të shumta që 36-vjeçri mori, do ta largojë atë nga Juventusi.
“Ky do të jetë viti i tij i fundit në Juve”, tha ish-lojtari, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
“Unë nuk e di nëse klubi do të ofrojë rinovimin, ajo që është e sigurt është se Ronaldo nuk do të vonojë shumë për të gjetur një ekipi i ri. Kritikat që ai mori në Ligën e Kampionëve ishin të tepruara, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Mund të ndodhë që të ketë një lojë të keqe: Juve, ndoshta, e nënvlerësoi rivalin”.
Është folur se CR7 mund të kthehet në Madrid, derisa ka zëra se mund të shkojë edhe në PSG.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.