×
  • Sport
  • Sport

    Ish-kandidati për selektor të Kosovës e merr në dorë klubin e njohur evropian

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 10:48

    Alexander Frei ishte njëri prej kandidatëve potencialë për ta marrë në dorë ekipin kombëtar të Kosovës, muaj më parë.

    Trajneri zviceran ishte i lirë në momentet që Federata e Futbollit të Kosovës po kërkonte selektor të ri dhe mediat zvicerane e shihnin atë si kandidat për t’i marrë në dorë “Dardanët”.

    Por, në fund shtëpia e futbollit kosovar e zgjodhi opsionin Alain Giresse, duke i hequr përfundimisht krejt dilemat, pas pritjes së gjatë prej disa muajve.

    E në ndërkohë, edhe Frei u bë me ekip të ri, shkruan “Gazeta Express”.

    Ish-kandidati për postin e selektorit të Kosovës së fundmi e mori në dorë klubin e njohur zviceran, Basel.

    Siç ka njoftuar klubi helvetik, ish-përfaqësuesi zviceran ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

    Frei synon ta jetë i suksesshëm me klubin e njohur evropian.

    Herën e fundit, ai ishte trajner i Winterthurit, ndërsa muaj më parë shihej si pasues eventual i trajnerit të shkarkuar, Bernard Challandes.

    Frei e kishte një karrierë të suksesshme edhe si lojtar dhe konsiderohet si një legjendë e Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!