×
  • Sport
  • Sport

    Ish-kapiteni i Kosovës me një postim emocional: Kur ëndrrat bëhen realitet

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 17:34

    Anel Rashkaj dje u paraqit me fanellën e Kosovë në ndeshjen kundër Anglisë, e cila përfundoi 5-3 në të mirë të ‘Tre Luanëve’


    Anglia e mposhti Kosovën me rezultat 5-3, por futbollistët e Përfaqësueses tonë treguan karakter dhe zhvilluan një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e dytë, shkruan Reporteri.net

    Anel Rashkaj, ish-kapiteni i Kosovës në këtë takim hyri në minutën e 60-të në vend të Idriz Vocës dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.

    Prizrenasi është shumë i lumtur që është paraqitur me Kosovën në një ndeshje si kjo me Anglinë dhe ka kujtuar se si para 10 viteve nuk kishin as paisje për të kryer një senacë stërvitore.

    “Kur ëndrrat bëhen realitet, 2009-2019. Viti kur vesha për herë të parë fanellën e Kosovës në kushte kur nuk kishim as paisje për stërvitje, kishim vetëm ëndrra. Angli-Kosovë 32 mijë shikue, 4 mijë prej tyre shqiptar. Kushtet maksimum të mira kundër një prej Kombëtareve më të mira në botë,” shkruan Rashkaj në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!