×
  • Sport
  • Sport

    Ish-sulmuesi i Anglisë u rrah nga gruaja e tij në sy të të gjithëve

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 16:20

    Abbey Clancy ka zbuluar se ka rrahur bashkëshortin e saj Peter Crouch, ish-sulmues i Liverpool dhe kombëtares angleze, pasi ai kishte humbur fëmijën e vogël gjatë një pikniku.


    Modelja 35-vjeçare tregoi në një emision radiofonik se e humbi kontrollin kur djali i tyre 1 vjeç e gjysmë nuk po gjendej dhe futbollisti “nuk e vuri shumë ujin në zjarr”.

    “Unë shkova në banjë dhe kur dola, nuk e pashë djalin. Ai po rrinte ulur. U tremba shumë. E kam rrahur në sy të të gjithëve. I hodha filxhanin e kafes një herë. Pastaj e godita me grusht. Nuk jam fare pro dhunës, por më kapi paniku. Isha e tmerruar, mendoja se djali humbi. E gjetëm një kilometër larg, mes qengjave”, kujton modelja angleze.

    Abbey, e cila është e martuar me ish-futbollistin që nga viti 2011, ka 4 fëmijë me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!