×
  • Sport
  • Sport

    Ish-sulmuesi i njohur e lavdëron Muriqin: Ai është njëri nga tre sulmuesit më të mirë që kam parë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 16:11

    Nicolas Anelka e ka lavdëruar aq shumë Vedat Muriqin, saqë ka thënë se ylli kosovar është njëri nga tre sulmuesi më të mirë që ai ka parë ndonjëherë


    Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Fenerbahces, ku dje shënoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Kasimpasa, shkruan Reporteri.net

    Nicolas Anelka, ish-sulmuesi i top klubeve evropiane ka thënë fjalë të mëdha për sulmuesin nga Prizreni.

    Image“Unë do ta vendos Vedat Muriqin në top treshën më të mirë të sulmuesve që kam parë ndonjëherë,” ka thënë Anelka.

    25 vjeçari ka shënuar 7 gola këtë edicion me Fenerbahcen, derisa shumë klube të njohura evropiane janë duke e vëzhguar nga afër yllin e Kombëtares së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!