Tashmë është konfirmuar se Edy Reja do të jetë njeriu kryesor i stolit të Kombëtares së Shqipërisë.
Edy Reja u prezantuar dje (e mërkure) zyrtarisht nga kryetari i Federatës së Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si trajner i Kombëtares.
Strategu italian në stafin e tij ka marrë edhe personat e tij më të besueshëm si, Alessandro Calori, që ishte pjesë e Teranës në Serie C.
Por duke iu referuar asaj çfarë shkruan Balkanweb, risia e madhe në stafin e Rejas pritet të jetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi i cili pak ditë më parë u tërhoq zyrtarisht nga futbolli ndërsa është pjesë edhe stafit teknik të skuadrës me të cilën mbylli karrierën Wiener Neustadt.
Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Salihi në staf, por me shumë mundësi do të merret me përgatitjen e sulmuesve kuqezinj. Ai është një vlerë e shtuar e stafit tonë duke marrë parasysh pozitivitetin që transmeton dhe eksperiencë e madhe që ka në futboll.
FSHF-ja vazhdon dhe u jep një dorë ish-lojtarëve të kombëtares duke i ndihmuar të futen në rrugën e trajningut. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky lajm do të jetë plotësisht i vërtetë. Një indice që shkodrani do të jetë pjesë e stafit të Edy Rejas ka të bëjë me faktin se Salihi është parë në praninë e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare të mërkurën gjatë prezantimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.